Lajme

Forumi i gruas së APN-së tribunë në Preshevë “Roli i gruas në Ndryshimin e shoqërisë”

Tribuna “Roli i gruas në NDRYSHIMIN e shoqërisë” organizuar nga Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim përmbyllet me sukses

Pjesëmarrja e gruas në proceset politike shihet si një nga prioritetet e Alternativës për Ndryshim.

Me këtë qëllim, Forumi i Gruas, organizoi një tribunë në Preshevë ku përveç prezantimeve dhe fjalimeve u bë edhe një anketim. Anketimi i bërë do të jetë udhërrëfyes për Alternativën në përpilimin e inkuadrimin e barazisë gjinore në programin politik të saj.

Në fillim të ngjarjes, mysafirët i përshëndeti prezantuesja e tribunës, znj. Mimoza Fazliu, e cila përmendi praninë e talentes së re nga Bujanoci, pianisten Dafina Aliu.

Më pas mysafiret i përshëndeti znj. Nizaqete Isahu, kryetarja e forumit të gruas, pas së cilës pasoi fjalimi i kandidates për këshilltare, zn. Arzana Bajrami e cila foli për rëndësinë e gruas në Alternativë.

Sekretarja e forumit të gruas, zn. Dëshira Kamberi, bëri një prezantim të historikut të rolit të gruas në shoqërinë e Preshevës.

Si mysafire në këtë ngjarje, para të pranishmeve, foli edhe znj. Adelina Marku, nga Dibra, e cila bëri një elaborim më të gjërë të situatës politike në përgjithsi dhe rolit të gruas në këto procese.

Roli i gruas në arsim ishte prezantimi i pregatitur nga zn. Lejla Kelmendi e cila para publikut paraqiti disa të dhëna lidhur me zanafillën e arsimit shqip në Preshevë dhe rolit të gruas në arsim.

Në fund, tribunën e përshëndeti z. Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës duke i siguruar të pranishmet, se përmes Alternativës zëri i gruas do të dëgjohet.
Imrane Memishi bëri ndarjen e mirënjohjeve me çka përfundoi edhe tribuna.

NDRYSHIMI PO VJEN!

Related Articles

Back to top button