Lajme

Iu dha lamtumira e fundit kryeshefit të policisë Avdi Bajramit (Foto, Video)

Dita e shtunë nuk ishte vetëm për familjen Bajrami ditë zie, por për të gjithë Preshevën.
Sepse mëngjesin e kësaj dite morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kryeshefit të stacionit policor të Preshevës z.Avdi Bajjrami.
Presheva humbi një kryeshef, humbëm një vëlla, një shok dhe mbi të gjitha një njeri që ishte i dashur për të gjithë.
Sot me namazin e drekës në fshatin e tij të lindjes për ti dhënë lamtumirën e fundit ishin prezent familjarë, qytetarë, koleg dhe shumë miq të tij.
Pranë varrit të tij u lexua dhe një historik ku u thanë fjalë të mëdha për të ndjerin.
I gjithë stafi i Presheva.AL i shpreh ngushllime familjes Bajrami, i lehtë i qoftë dheu. Presheva.AL

Kush ishte Avdi Bajrami: 
I ndjeri Avdi Bajrami lindi më 25 qershor të vitit 1967 në fshatin Tërrnavë, shkollën fillore të ciklit të ultë e kreu në Tërrnavë kurse atë 8 vjeçare dhe të mesme e vazhdoi dhe e kreu në Preshev.
Pas mbarimit të shkollës së mesme u regjistrua në shkollën e policisë në Kamenicë të Sremit, shkollë të cilën e kreu në vitin 1986 dhe po të njejtin vit më 1 korrik u punësua si polic në stacionin policor në Preshevë.
Pasi që u dallua në punën e tij si polic u dërgua për shkollim në shkollën e lartë policore në qytetin e Zemunit në vitin 1987, ku diplomoi në vitin 1991 dhe deri në vitin 2001 kreu detyrën e ndihmës komandantit të stacionit policor të Preshevës.
Më datë 10 dhjetor të vitit 2002 emrohet kryeshef i stacionit policor në Preshevë detyrë që ushtroi deri në çastet kur zemra e tij pushoi së rrahuri, ndarja nga jeta është dhimbje përfundimtare që beson njeriu

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button