Lajme

Ja 20 mënyra per ta zhvilluar intelegjencen e femijës tuaj

Jeni të interesuar ta zhvilloni kreativitetin dhe dëshironi që fëmija juaj të rris intelegjencën, aftësit negociuese si dhe krijimtarin atëhere lejoni fë luaj. Nuk ka rregulla dhe manuel konkret për lojën e fëmijëve. Shkenctari Redfijld Kay Jamison thotë: “ fëmijëve u duhet kohë e lire për të luajtur dhe liri”. Loja tek fëmijët nuk është luks por nevojë. Nëpër mes lojës fëmijët mësojn rregullat e botës rreth tyre. Ndërsa duke luajtur fëmijët në natyrë të hapur ata zhvillojn shumë shqisa, zbulojnë përvoja të reja, nxisin zhvillimin e botës imagjinare, rrisin negocimin në mes njëri tjetrit për të arritur në një atmosphere të përshtatshme për të luajtur. Në çdo stinë të vitit ka mundësi dhe hapsira të ndryshme për tua mundësuar kushtet optimal fëmijëve, dhe ndër atom ë kryesoret që ndikojn në zhvillimin e intelegjencës së tyre janë këto raste:

1. Loja në natyrë është aktivitet që funksionalizon të gjitha shqisat. Fëmijët do të shikojnë, dëgjojnë, shijojn, nuhasin e prekin mjaft gjëra që nuk kanë mundësi ti bëjnë brenda. Truri i tyre në mënyrë unike i përpunon këta stimujve të ri.

2. Është loja ajo e cila bënë kombinimin e natyrës joformale me të mësuarit formal. Fëmijët shpesh e shumë shpejt I ndrrojn konceptet që I kanë mësuar në shkollë kur ata luajn jasht. Përshembull kur fëmijët luajn me drunjë dhe prekin rrënjët, ata lehtësisht mund ti kthejnë në kujtesë mësimet teorike që i kanë fituar gjatë të folurit të mësimdhënësit kur ka shpjeguar mënyrën e të ushqyerit të bimëve.

3. Loja natyrshëm stimulon kreativitetin. Njëri nga hulumtuesit më të njohur lidhur me ambientet e lojës tek fëmijët Robin Moore deklaron: “ Materjalet natyrore dhe natyra në përgjithsi stimulojnë intelegjencë dhe kreativitet të pafundëm te fëmijët dhe shërbejn si bazë për nxitjen e shpikjeve dhe krijimtarisë”. Gurët, drunjt, muret, balta, tullat dhe materjalet e tjera natyrore japin mundësi që çdo here q1% fëmija të dal jasht të bëjë lojë të ndryshme.

4. Loja në natyrë është e hapur. Nuk ka doracak për lojën në natyrë, dhe për këtë arsyeje fëmijët vëjn në pah krijimtarin, kreativitetin, intelegjencën e tyre dhe aftësit negociuse e bashkëpunuese për ta bërë lojën sa më unike.

5. Loja në natyrë zvoglon ankthin. Sipas pedagogëve dhe psikologëve kur kujtohet koha e vegjëlisë dhe fëmijrisë shumicën e rasteve ndikon në zvoglimin dhe reduktimin e ankthit dhe nervozizmit. Fëmijët janë të relaksuar dhe më të hapur pas një qëndrimi në natyrë apo në fshat dhe kjo vërehet sidomos kur ata kthehen në rutinën shkollore dhe qëndrimin brenda.

6. Loja në natyrë në masë të konsiderueshme rrit përqëndrimin. Gjatë kohës sa fëmijët kalojnë një lojë të pa strukturuar, natyrshëm ndikon në përqendrimin dhe vëmendjene tyre. Fëmijët që paraqesin vështirësi gjatë kryerjes së detyrave shkollore, kur ata kthehen nga një lojë jasht, ata do të jenë më të qetë dhe do të përqëndrohen më mire në përdorimin e lapsit dhe të shkruarit.

7. Loja në natyrë është imagjinare. Për arsyeje se nuk ka rregulla, formë dhe mënyra të lojës jasht, fëmijët e imagjinojn botën që i rrethon ata.

8. Qëndrimi në natyrë dhe koha e kaluar jashtë ndikon në zhvillimin e respektit ndaj qenieve të tjera të gjalla. Fëmijët zhvillojn enpatinë, kjo vjen gjatë kohës sa ata kalojn me njerëzit dhe krijesat e tjera. Vëzhgimi i insekteve që ecin apo fluturojnë dhe si ato iu drejtohen trungjeve, u japin mundësi fëmijëve të mësojnë dhe kështu ata rriten.

9. Loja në natyrë inkurajon dhe ndikon në zgjedhjen e problemeve. Gjatë lojës së tyre në natyrë fëmijët shpejt arrijn ta kuptojnë se çka funksionon e çka jo. Ata mësojn sit ë këmbëngulin ta arrijn suksesin e si vije tek dështimi. Po ashtu ata kuptojn se kur duhet të vazhdojn e kur të ndalojn.

10. Loja në natyrë nxit aftësin për të udhëhequr. Në një mjedis ku fëmijët krijojnë hapsirë për luajtur, aty nevoitet menaxhim i shumë situatave, vendimarrje, bashkëpunim dhe kordinim. Shpesh gjatë lojës dalin shumë pengesa, dhe gjithmon del njëri që tregon zgjuarsi apo aftësi për tejkalimin e tyre. Kjo ndikon në zhvillimin e aftësive udhëheqese.

11. Loja në natyrë ndikon në zgjerimin dhe pasurimin e fjalorit. Gjatë lojës fëmijët mund ta shohin një ketërr, një lis, frute të llojllojshme, ndonjë aparat të prishur dhe em gjëra të tjera që ata mund ti pervetësojn si fjalë. Kurt ë komunikojn nesër ata vetëm i kanë të njohura shumë gjëra.

12. Loja në natyrë zhvillon dhe rrit aftësin dhe shqisën për të dëgjuar. Kur fëmijët bisedojn për mënyrën e lojës, ata duhet ta dëgjojn mire njëri-tjetrin, kërkojnë sqarime dhe shpjegime. Po ashtu gjatë lojës në raste ata duhet ta ruajn qetësin kështu ata degjojn shushurima, cicërima, zhurma të ndryshme të fenomeneve natyrore dhe kështu ata njihen me mjaft procese dhe zhvillojn shqisen e të dëgjuarit.

13. Loja në natyrë ndikonn në nxitjen e komunikimit. Fëmijët nuk i njohin shpesh mjetet dhe teknikat që aplikojn për të ndërtuar ndonjë kolibe me drunj ose për të gjuajtur në shenj. Po rata mesojn prej njëri tjetrit ose rikthejn në kujtesë shumë fjalë të mësuara nga më të moshuarit. Ata duhet të aftësohen për të sqaruar, shpjeguar dhe për ta kuptuar ngjarjen ata që e dëgjojnë shpjegimine tyre.

14. Loja jasht nxit dhe inkurajon bashkëpunimin. Shpesh gjatë lojës fëmijët mund të kenë rezultate të barabarta dhe ndodh shpesh që të arrijnë konsenzus. Për këto qëllime ata zhvillojnë nivelin e bashkëpunimit.Kur ata dëshirojnë shembull të hapin ndonjë grope ate e bejnë bashkarisht, ose kur të ndertojnë diçka me drunj ose gurë nevoitet patjetr bashkëpunimi për të arritur tek qëllimi.

15. Koha që fëmijët kalojnë jasht ndihmon në të mësuarit e shembujve dhe modelëve pozitiv e negative. Natyra është e mbushur me shembuj. Petalet e luleve, gjethet, lëkura e drunjëve dhe element të tjerë janë modele e shembuj. Krijimi i bashkësive në mes këtyre elementeve dhe dnarja e tyre është bazë e nxitjes së matematikës së hershme, që ndihmon gjatë gjithë jetës.

16. Të luajturit në natyrë u meson fëmijëve të aftëson për dallimet dhe ngjashmërit e sendeve. Koha e kaluar në natyrë i ndihmon fëmijët plot mundësi për të klasifikuar. Kjo mund të ndodh si psh vetbrenda shoqërisë, objekteve lodër etj.

17. Imuniteti i fëmijëve përmirsohet dukshëm gjatë kohës sa ata qëndrojnë në natyrë. Fëmijët e shëndetshëm janë edhe nxënës të mire. Koha sa ata kalojnë jasht ndihmon që ata most ë sëmuren leht, kështu që ata nuk kanë arsyeje të mungojn nga shkolla.

18. Loja në natyrë rrit aktivitetin dhe kondukcionin fizik. Fëmijët që luajnë jasht rrall ndodh që të jenë të shëndoshë. Zakonisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe i ndihmon fëmijët për arritjen e vëmendjes së plotë dhe përqendrimit në mësim.

19. Koha e kaluar jasht ndikon shumë në rritjen e rezistencës. Lojrat në natyrë shpesh kërkojnë rezistencë. Ata gjithmonë përpiqen edhe nëse eksperimenti i tyre ka dështuar. Ka raste të tilla psh në kalimin e lumenjëve apo përrockave të vogla, hipja në pemë etj.

20. Loja është e bukur dhe e hareshme në natyrë. Fëmijët e lumtur janë edhe nxënës të suksesshëm në mësime. Ju kujtohen të qeshurat e shumta gjatë lojrave që keni bë ju si fëmijë? Natyra u ka dhuruar fëmijëve lumturin, bukurinë dhe lëvizshmërin. Për gjatë lojës së hareshme ata janë të gatshëm për ekperimentim, zbavitje, mësim e zhvillim.

Bëhuni prindër të hapur e shokë me fëmijët tuaj, jepuni atyre kohën dhe hapsirën e lojës. Nëse dëshironi fëmijë të shëndetshëm dhe inteligjent atëhere nxitni që ata të dalin të luajn jasht. Bëhuni gjyshër, halla, daj e axhallar të pa harrushëm për fëmijët. Kujtoni edhe ju kur ishit fëmijë dhe si dikush ju ka kushtuar kohë për të luajtur apo ju ka mbrojtur kur keni dal jasht për të luajtur apo e keni pas dike që ju ka përkrah kur jeni kthyer në shtëpi të zhytur, grisur apo edhe lënduar, por me plot qetësi, gëzim e shëndet.
Përkthyer dhe përshtatur nga: Shkëlzen Limani (pedagog-defektolog)

Related Articles

Back to top button