Ja e vërteta se pse pranoi dy libreza të partisë, PD e detyroi duke e kërcënuar…
Rasti që publikuam më herët nuk ishte për hajgare, ky rast është për të e vajtuar!
Personin që patë në foto me Nagip Arifin dhe Shaip Kamberin është banor nga qyteti i Bujanocit, një njeri i ndershëm, bujar por me gjendje shumë të vështirë materiale, raporton Presheva.AL
Agës Hasan vitin e kaluar dy miqt e tij nga Presheva ia kishin ndërtuar një shtëpi, ai para dy ditëve në selinë e PVD-se në Bujanoc publikisht dhe vullnetarisht e kishte pranuar librezën e PVD-së të cilën ia kishte dorëzuar kryetari i saj Shaip Kamberi.
Ndërsa gjatë ditës së sotme kryetari i PD-së në Bujanoc Mr.Dr. Nagip Arifi me ndihmën e disa personave Agën Hasan e kishin sjellur në selinë e PD-së dhe nën kërcënimin se do t’ia rrënojnë shtëpinë e ndërtuar pa leje e kishin detyruar ta pranojë edhe librezën e PD-së ku dhe e kan fotografuar dhe më pas kanë postuar në profilin zyrtar të PD-së, duke e prezantuar si simpatizant të PD-së.
Ky rast antinjerzor nuk është për tallje, për këso raste duke i nënçmuar dhe kushtëzuar njerëzit me nevojë dhe skamje duhet të vajtojmë, e raste të tilla ka edhe tek ne në Preshevë.