Polici Preshevar Ramadan Kamberi shpëtoi jetën e 37 vjeçarit nga Iraku (VIDEO)
Polici Preshevar Ramadan Kamberi para disa ditësh ka shpëtuar jetën e një migranti nga Iraku, një 37 vjeçari.
Duke u kthyer nga Miratoca për në Preshevë, në rrugën me baltë dhe me ujë ka pa një setër mashkulli.
Ai ka ndaluar veturën ku ka pa një njeri me kokë nën ujë.
“Ishte terr, njeriu ishte i shtrirë në baltë dhe ashtu i lagur ishte pa vetëdije” ka thënë polici Kamberi.
Ky nuk është rast i vetëm që policët preshevar kanë shpëtuar shumë jetë të atyre që po ikin nga lindja e afërt.
Kanë ndihmuar edhe familjet të bashkohen, kanë ndihmuar edhe fëmijë pa prindë, fëmijë të ndarë nga prindërt, kanë sjellë batanije dhe mbulues për ftohtë. Kishin gjetë edhe një foshnje të posalindur që ishte lënë pranë qendrës për pranimin e refugjatëve të mbuluar me mbeturina.