Lajme

Kamberi: Shqiptarët e Luginës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë

Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e Serbisë do të bënte që të dëgjohej zëri i qytetarëve të Luginës në parlamentin serb, ka thënë kështu Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik në Rubikon të KTV-së.

“Bojkoti i pjesshëm, i cili po aplikohet, është i dëmshëm. Besoj se do të kemi mjaftueshëm vota për të arritur të paktën një mandat”, ka thënë Kamberi.

Kamberi po ashtu ka thënë se qeveria aktuale e Serbisë nuk ka treguar gatishmëri për të zgjidhur problemet e Luginës.

Në anën tjetër, Riza Halimi ka thënë se është një proces i vështirë, mirëpo mendon se do të arrijnë që 15 ditë para zgjedhjeve t’i plotësojnë kushtet dhe të paraqesin listën zgjedhore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.




Related Articles

Back to top button