Lajme

Karadaku i Preshevës i harruar nga pushteti lokal

Në vitin ku po jetojmë njerëzit kanë filluar ta kuptojnë se karadaku i Preshevës i ka të mirat e veta, ku mund të themi se është pjesa e preferuar e shumë banorëve për relaksim madje dhe për të ndërtuar një villë që të kalojnë kohën në mesin e natyrës së pastër që Zoti ka krijuar.

Me gjithë të mirat që posedon karadaku dhe historikisht njihet si pjesë e shumë luftrave, kjo pjesë është e harruar nga pushteti lokal me vite me rradhë duke i anashkaluar banorët e pakët që kan mbetë, e duke i vizituar vetëm kur iu nevoitet vota raporton presheva.al

Shumë prej tyre janë detyruar të marrin rrugën dhe të lëshojnë shtëpitë e tyre e të ikin në Kosovë për një jetë më të mirë, edhe ata pak banorë që kan mbetur jeta e tyre është e vështirë, pa infrastrukturë rrugore, me ankthe dhe frikë nga presioni që jo vetëm politika lokale e Preshevës por dhe nga shteti serb i shkakton me prezencën e panumërt të xhandarmerisë dhe ushtrisë.

 

 

Related Articles

Back to top button