Ke frikë të jetosh në vendin tënd, humbën ndjenjat, ëndrrat…!
Është më shumë se tragjedi kur jeta i merret atij që sapo e ka filluar. Mbarojnë ëndrrat, mbaruan ndjenjat, mbaroi e ardhmja dhe ska më frymëmarrje, zhduket gjithçka përveç dhimbjes, dhimba po qëndron e po shtohet çdo ditë e më shumë.
E çfarë ardhmërie të sigurojmë në një vend të till siç është Presheva kur po të dalësh në rrugë do shikosh se lufta për pushtet dhe para të ndyta ka triumfuar.
Të kesh frikë të jetosh në vendin tënd, sepse sot nuk ta bën zullumin i huaji si dikur, sot ta bën i joti! Dikur shqiptarët vriteshin nga të tjerët për nderin dhe kombin, për të ruajtur gjakun dhe tokën e sot…
Sot ta perjetosh këtë dhimbje nga shqiptarët të veshur me suite në karriket e kuvendit të cilët me veprimin dhe mosveprimin e tyre i sollën shqiptarët në një gjendje që armët t’i drejtojnë edhe ndaj njeri-tjetrit për fitime personale e për të fituar pushtet.
Kjo është gjendja aktuale me të cilën po perballemi. Duam të jetojmë në vendin tonë, të shkollohemi për të sjellur ardhmëri. Përfundimisht të mos frymëzohemi nga askush e sidomos NE si rini të mos frymëzohemi nga ato karrike pushteti të lidhura me krimin me fije të dukshme dhe të padukshme pavarësisht qe çdo ditë perballesh me realitetin që prodhojnë këto fije te inkriminuara.
Kjo është ajo me çfarë po përballemi nëse ne nuk mundohemi ta ndryshojmë edhe ne të gjithë do të jemi viktima te këtij reliteti. Presheva.AL