Lajme
Këta janë kandidatët e PVD-së për deputetë republikan

Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka përcaktuar listën e kandidatëve për deputetë republikan ku dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit.
Lista e PVD-së për zgjedhje parlamentare do të përbëhet me tre kandidatë.
Bartëse e listës do të jetë Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë. Kandidati numër një në listë do të jetë, Fatmir Hasani, nga Bujanoci, profesori i kimisë, e dyta në listë do të jetë Ardita Sinani, dhe me numër tre do të jetë Driton Rexhepi, jurist nga Tërnoci. Presheva.AL