Konkurset Politike në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në fsh.Rahovicë
Jo edhe si çdo herë, punëtorët e arsimit në Preshevë, nganjëherë, pranohet edhe përmes konkursit. Organizata joqeveritare Qendra për Hulumtime dhe Monitorim – QHM, ka arritur të mësojë, se para disa ditëve është shpallur një konkurs në Shkollën Fillore „Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë, për prof. i gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Mirëpo edhe ky konkurs, nuk ka kaluar pa “kerefeket” dhe manipulimin e pushteti aktual në Preshevë edhe pse Presheva dhe Bujanoci numëron një numër të madh të mediumeve elektronike, duke llogaritur edhe portalet, të cilat kanë një lexueshmëri të madhe, pavarësisht këtyre mediumeve, konkursi „është shpallur” në gazetat Beogradase.
Por Qendra për Hulumtime dhe Monitorim ka siguruar konkursi, i cili ndodhet në sirtarët e partive politike për t’iu shmangur ndonjë inspeksioni, apo padi eventuale!
Siç mësohet jozyrtarisht, norma me 95% për vendin profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe i janë ndarë tre personave, pas komunikimit me disa nga kolektivi i shkollës thuhet se: “Dikush nga qytetarët është ankuar pranë inspektorëve përkatës dhe shkolla është obliguar të shpall konkursin!”
Mirëpo, dyshohet se kjo është një kurth nga pushteti aktual, pasi që në këtë vend do të vi dikush me urdhra të kryetarit ku me siguri nuk do t’i përmbush kritere, ndërsa ata të cilët i plotësojnë do të anash kalohen.
Ditëve në vijim QHM do të mësojë se kush do të pranohet dhe do ta publikojë emrin e kandidatit të pranuar a i plotëson kushtet apo jo!
Njofton Shërbimi për Informim i QMH.