Kryetar, pse jeni alergjik ndaj problemeve të rinisë dhe fëmijëve?
Shumë i nderuari kryetar i Komunës së Preshevës, po mundohem me qenë zëri i atyre të rinjve dhe fëmijëve që në heshtje bërtasin, dhe nga çatitë po kërkojnë ndihmë, në mënyre direkte ose indirekte, dhe kështu ju drejtohem me shumë trishtim në zemër, duke ju lutur në emër të tyre dhe në emër të atyre që janë duke u bërë të varfër gjithmonë e më shumë.
Shumë i dashur z.Ragmi Mustafa, po flas për varfërin materiale dhe atë të vlerave, në komunën tonë duhet ta vendosim edukimin në pikën e parë, jam i bindur se është baza, motori i çdo vlere tjetër.
Në politik, si në shkolla, në sport, kulturë, nuk dëshmohen me shembuj nga ata që duhet dëshmohet, jo vetëm që nuk dëshmohen, por as nuk flitet për vlerat duke filluar nga jeta, familja, shëndeti, respekti, dashuria ndaj atdheut dhe të afërmeve, falja, mirëkuptimi, këto mungojnë qoftë në dëshmi jetë, ashtu edhe në të folur!
Keni të drejtë kur prezantoni programin e juaj elektoral, punët tuaja para zgjedhjeve “arrnimi” i të gjitha rrugëve në qytet, sepse në këtë mënyre mundoheni për më të mirën e qytetareve, por jo vetëm para zgjedhjeve nuk duhe të harroni se këtë post e mbani që nga viti 2012 kur dhe ishit zemra e qytetarëve, kështu, qytetarët ju shikojnë si një shembull, dhe ashtu si ju veproni ashtu edhe qytetarët veprojnë: nëse ju e urreni njeri- tjetrin, edhe qytetarët sillen ashtu, nëse ju respektoni njëri- tjetrin, ashtu do të bëjnë edhe qytetarët, nëse ju punoni për të mirën e rinisë dhe përgjegjësit e tyre , do të punojnë për të mirën e tyre …
Në programin tuaj elektoral dhe në punën tuaj ju keni premtuar librat shqip, shëndetësi, etj? por asnjë nuk e keni përmbushur, përveç arrnimin e rrugëve, kemi qenë dëshmitar se çfarë ndodhi me tekstet mësimore nga Kosova, me Lapidarin e dëshmorëve me vizitë e kryeministrit Vuçiç etj.
I mbylle sytë para shumë problemeve gjigande që ndodhën në Preshevë madje premtove dorëheqjen dhe nuk i mbajte premtimet!?
Jam shumë i brengosur për rininë që mërgojnë gjithmonë e më shumë në perëndim, si arsyeje të gjejnë bukë goje më të mirë. Ideja për të ikur në perëndim është futur në gjakun e çdo qytetari, jam akoma me i merakosur për ditët në vijim!
Nëse vazhdojmë kështu duke i mbyllur sytë para problemeve të rinisë dhe fëmijëve, çfarë keni fituar ju? © Presheva.AL