KulturëLajme

Luljeta Saqipi piktorja e talentuar nga Presheva (Foto)

Në kremtimin e 55 vjetorit të themelimit të gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, u prezantuan dhe shumë piktura në koridoret e shtëpisë së kulturës Abdullah Krashnica, raporton Presheva.AL
Pikturat që u shfaqën para publikut shumica ishin të pikturuar nga nxënësja e këtij gjimnazi “Skenderbeu” Luljeta Saqipi nxënëse e vitit të IV-të në Preshevë.

Portali Presheva.AL ka zhvilluar një bisedë me nxënësen Luljeta Saqipi e cila na tregon ambiciet, ëndrrat dhe qëllimet e saja.

Presheva.AL: Kur ke filluar të merresh me pikturë?
Me pikturë kam filluar që nga viti i II-të shkollor në shkollën e mesme pra në gjimnazin “Skenderbeu” ku dhe sot ndjehem krenare që po marr pjesë në kremtimin e 55 vjetorit.

Presheva.AL: Kush e zbuloi talentin tuaj? 
Talenti im u zbulua nga Profesoresha e nderuar Seude Selimi, që në çdo kohë më ka përkrahur dhe më ka motivuar që të vazhdojë edhe në të ardhmen të bëhem një profesioniste.

Presheva.AL: A do vazhdosh ti mbarosh studimet në këtë fushë apo do të mbetet vetëm hobi i juaj?
Po mendoj ta vazhdoj shkollën për dizajn mode ndërsa piktura do të jetë vetëm hobi im.

Presheva.AL: A ke menduar që të organizosh ndonjë ekspozitë personale në Preshevë?
Po sigurisht këtë e kam menduar prej shumë kohësh dhe shpresoj se shumë shpejt do të shfaq dhe ekspozitën me punimet që i kam bërë tani por do të ketë edhe punime që do të shfaqen enkas edhe në ekspozitë.

Presheva.AL: Ku frymëzohet Luljeta? 
Unë kryesisht punimet e mia i bëjë në dhomën time ku dhe nga aty frymzohem, dhoma është vendi ku shprehi gjithçka me anë të ngjyrave dhe të formave.

Presheva.AL: Mesazhi juaj për rinin e Preshevës? 
Mesazhi im për të gjithë moshatarët e mi është që të ndjekin ëndrrën e tyre, herët ose vonë ajo do të realizohet, dhe krejt në fund desha që t’ju falemnderojë juve si Portal për interesimin në punimet e mia.

Më poshtë po ju paraqesim edhe disa nga punimet e Luljetës. © Presheva.AL

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button