Lajme

Me moton “Të bashkuar në fitore”, LPD mban konventën zgjedhore në Bujanoc

Pas zgjedhjeve në kuadër të partisë, Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) ka mbajtur në Bujanoc konventën solemne në prag të zgjedhjeve lokale të datës 24 prill 2016.

Në konventën me moton “Të bashkuar në fitore”, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc morën pjesë simpatizantë e anëtarë të kësaj partie, e cila udhëhiqet nga Jonuz Musliu, që para disa kohësh mori edhe mandatin e ri katër vjeçar për të drejtuar LPD-në.

Mysafirë në konventën e LPD-së ishin zv.kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe partnerët e LPD-së në pushtet lokal e Këshilli Kombëtar Shqiptar, Nagip Arifi, kryetar i PD-së dhe Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së.

Të gjithë mysafirët u paraqitën me fjalime të rastit duke i uruar LPD-së suksese në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk është lehtë të veprosh në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, por me ndihmën e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë besojmë që LPD do të përmbush misionin e saj”, theksoi në mes tjerash në fjalimin e tij kreu i LPD-së, Jonuz Musliu, duke shtuar se LPD në zgjedhje do të garojë me numrin rendor 5.

Me fjalime u paraqitën edhe kryetarja e Forumit të Gruas pranë LPD-së, Fatlume Lutfiu dhe kryetari i Forumit Rinor të kësaj partie, Valmir Beqiri./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button