Më shumë se 700 emigrantë mbeten në Preshevë që kthehen nga Kroacia
Nëpër qendrën e pranimit në Preshevë sot kanë kalar rreth 300 refugjatë që kanë arritë nga Maqedonia dhe menjëherë kanë udhëtuar për në Shid, ndërsa 700 prej tyre që janë kthyer nga Kroacia kanë mbetur në qendrën e pranimit në Preshevë.
Siç ka mësuar presheva.com nga drejtuesit e kryqit të kuq në Preshevë, këta migrantë po qëndrojnë 3 ditë në qendër dhe kanë të drejtë për 2 racione ushqim pa pagesë në ditë.
Refugjatët që vijnë nga Maqedonia pas regjistrimit në qendrën e pranimit në Preshevë menjëherë vazhdojnë rrugën për në Shid dhe ata kanë të drejtë vetëm për një racion ushqim pa pagesë që e marin në qendër.
“Të gjithë refugjatët që vijnë në Preshevë janë të drejtë në ushqim pa pagesë, ndërsa nga java e ardhshme do të pregaditen edhe gjellëra të ziera për refugjatët që mbeten më gjatë. Kemi ushqim të mjaftueshëm, mjete higjienike dhe ushqim për fëmijë” ka thënë sekretari i kryqit të kuq në Preshevë, Ahmet Alimi.
Ai ka thënë se refugjatët e kthyer nga Kroacia në Preshevë nuk e di se kur do të kthehen për në Maqedoni prej edhe nga kanë ardhë. /presheva.com/