Lajme

Nagip Arifi sulmon bizneset private qe nuk jane ne partine e tij

Përfaqësuesi i kompanisë Bici – Commerce nga Bujanoci në rrjetin social facebook në profilin e tij personal ka plasuar një komunikatë për opinionin se si kryetari i Komunës së Preshevës Nagip Arifi ka filluar t’ia bëjë zullumin në çdo aspekt kompanisë në fjalë, raporton Presheva.AL

Lexojeni kominkatën e plotë:

Të nderuar bashkëqytetar të Luginës së Presheves e më gjerë.
Në emër të kompanis “Bici Commerce” nga Bujanoci, dhe në emër të familjes Bici nga Samolica dalim me ketë komunikatë për opinion.
Pushteti lokal i Bujanocit, përmes drejtoratit për urbanizëm me Bastri Mehmetin dhe avokatit komunal Rade Ristiqin, e në krye me kryetarin e komunës Nagip Arifin, ka fillu ta shtojë zullumin në çdo aspekt ndaj kompanis tonë por edhe shqiptarëve tjer të cilt nuk i përkasin subjektit politik të tij, ku ka shku deri te konfiskimi i pasurisë-pronës tonë, duke i shfrytëzu organet e pushtetit të Serbisë….
Të jemi ma të kjartë,
Përmes administratës komunale, Nagip Arifi e shpall interes nacional pronën e kompanisë Bici, gjoja për përmirsimin e infrastrukturës së rrugës, e pikrisht të rreth qarkullimit në hyrje të Bujanocit, ku kjo pronë po ju deshka për trotuarë dhe vend parkingje, por, kto parkingje ju duhen për tu ndal automjetet te kiosqet e parapara (të dedikuara për personat e Nagip Arifit) në pronën e Bici Comercit… E, duke e ditur se ne i përdorim ato parkingje për nevojat tona afariste, ku me këtë Arifi e dëshmon veten se interesi i tij është ta shkatrroj biznesin privat të shqiptarve…..Pasi që, pronat e tjera të serbëve dhe të “Nis petrollit” nuk i ka inicu dhe as nuk i ka shpall interes nacional…, gjithashtu edhe pronën e komunës e cila gjindet në kufi të pronës tonë, dhe që e shfrytëzon pompa e benzinës “Nis-Petroll” nuk e ka shfrytëzu për nevojat e rrethrrotullimit por ja ka lon në shfrytëzim Nis-Petrollit.
Të nderuar bashkëqytetar,
Siç e dini edhe ju, projekti i rreth rrotullimit nga ana e Nagip Arifit është mbajtur në fshehtësi sikur të jetë ndonjë sekret ushtarake e jo një projekt normal për të mirën e qytetarëve të Bujanocit.
Disa herë kemi qenë në komun dhe kemi kërku të shohim se çka po planifikohet në kët rreth-rrotullim, për gjithmon kemi marën përgjigje se gjoja projekti nuk është në adminstraten komunale, gjoja se projekti është në revidim etj, etj..
Administrata komunale nga ne ka kërku ti japim pëlqimini për rregillimin e projekt-dokumentacionit për projektin në fjalë, ku për të njejtën ja kemi dhën atë pëlqim, por, kërkesa ka qenë vetëm për 24 m2 të të njejtës parcelë, e jo komplet parcellen prej 550 m2!!!
Këtu shifet qartë se, zotris Nagip Arifit nuk i nevojiten 24 m2 për rregullimin e rreth-rrotullimit por, i nevojitet komplet parcela e jonë për ti ngopur apetitet e veta të pa ngopshme… Njëkohsishtë edhe në çdo mënyrë t’i pengoj bizneset private të shqiptarëve të Bujanocit.
Ktu ka qenë kulminacioni i diktatorit të administratës komunale të Bujanocit, pasi që i njejti me çdo kusht, edhe më heret na ka pengu në funksionimin e biznesit tonë, ku, përmes inspektorit të ndërtimit është ardhun me shiritin për rrethimin e punishtes në ndërtimin e kompleksit Bici në ndërtim, ku për të njejtin kompleks kemi lejen e ndërtimit dhe kemi paguar taksa komunale edhe për rregullimin tokës ndërtimore, në shumë prej mbi 5,5 milion dinarë.., por i njejti inspektor i ndërtimit nuk ka marë urdhëra nga kryetari Arifi që ti pengoj asnjë objekt tjetër që po ndërtohen pa leje apo me leje të përgjismuara…..
Përmes kësaj komunikate, publikisht kërkojmë nga Nagip Arifi të deklarohet publikisht se, çka po e pengon “Bici Commerc” atë personalisht, çfar të keqe apo dëmi i ka shkaktu atij apo familjes së tij si dhe administratës komunale, por edhe popullatë së Luginës, ku shumë mirë e dinë të gjithë se kompania dhe familja jonë sa kontribojm në donacione të ndryshme për ndihma të varfërve dhe nevojtarëve, si dhe me punsimin në ndërmarjen ton pa ngjyra partiake…
Jemi kompani e cila investojm në Luginë të Preshevës për t’i punsuar dhe mbajtë të rinjët në trevat tona, e jo për ti dëbuar nga këtu siç bën pushteti aktual….

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button