Lajme
Ndërroi jetë hoxha i Zhegrës që ndihmoi shkollimin e femrës shqiptare

Ka ndërruar jetë hoxhë Rifat Jashari, personaliteti që luajti rol në emancipimin e femrës shqiptare, duke nxitur shkollimin e saj atëherë kur shoqëria kosovare kishte nevojë për këso angazhimesh.
Ai vdiq në moshën rreth njëqind vjeçare në vendin ku u lind dhe shërbeu si imam shumë dekada, në Zhegër, ndërsa është nga fshati Seferë, Karadaku i Preshevës.
Për rolin e tij në emancipimin e femrës në Kosovë në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, “Koha Ditore” vjet i kushtoi një shkrim të gjatë.
Ai gjatë tërë jetës së tij punoi për Fe e Atdhe dhe do të mbahet në mend si njeriu që e nxiti shkollimin e femrave në një kohë të pakohë”,
Varrimi i Rifat Jasharit do të bëhet sot në varrezat e Zhegrës pas Namzit te iqindis