Lajme
Ndërron jetë kryeshefi i policisë Avdi Bajrami

Pas një sulmi në zemër gjatë mëngjesit së ditës së sotme në moshën 48 vjeçare ka ndërruar jetë kryeshefi i policisë z.Avdi Bajrami, raporton Presheva.AL
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diel më datë 6 mars 2016 me namazin e drekës në varrezat e fshatit Tërrnavë.
Avdi Bajrami është i lindur në vitin 1967, ndërsa nga viti 2002 ka ushtruar postin e kryeshefit të stacionit policor në Preshevë
Portali Presheva.AL i shpreh ngushllime familjes Bajrami, ndërsa të ndjerit i lehtë i qoftë dheu.