Lajme
Në kampet në Preshevë nuk harrohen gratë refugjatë, për 8 mars shpërndahen trëndafile (FOTO)
E përderisa shumë vajza dhe gra, festojnë në mënyra të ndryshme këtë 8 mars, e që shumica prej tyre as nuk e din historinë e kësaj datë të rëndësishme për të drejtat e grave, gratë nga Siria e Afganistani i ka gjetur ky 8 mars duke kaluar kufijtë në këmbë e duke u përpjekur për të shpëtuar jetën dhe fëmijët e tyre, pa i ditur gjysma se ku i kanë burrat e ku i ka hedhur lufta e që nuk janë pranë tyre për të i uruar.
Në kampet e refugjatëve në Preshevë, që është në kufi me Maqedoninë, ka shumë gra e vajza aty, por aktivistët vullnetar që kujdesën për refugjatët atje e që janë shqiptar dhe serb, janë kujdesur edhe për këtë ditë dhe kështu me nga një trëndafil në dorë, i kanë uruar gratë e vajzat siriane për tetë marsin.