Në Preshevë për herë të parë mbrohen tema të Diplomës të arsimit të lartë (Foto)
Sot, në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, Dega në Preshevë, 9 kandidatë mbrojtën temën e diplomës në fakultetin Juridik, raporton Presheva.AL
Disa nga të diplomuarit kishin mbaruar studimet në Universitetet e rajonit me 180 kredi, ndërsa disa të tjerë me të hapur dega e këtij universiteti, kishin bërë tranfer ku tani ata morën titullin juristë të diplomuar, me 240 kredi. Përpos kësaj ata tani nuk do të ballafaqohen me problematikën e nostrifikimi, nuk do të kenë brengë se a do të mund ta nostrifikojnë.
Fatbardha Nuhiu asistente në UINP dega në Preshevë, thekëson se sot është një ditë e madhe, jo vetëm për të diplomuarit, por për gjithë Luginën e Preshevës, pasi që iu shtuan edhe 9 juristë profesionalë. Kjo ditë do të mbetet pjesë e historisë së Preshevës, ku për herë të parë po mbrohen tema të diplomës të arsimimit të lartë. Kjo gjë është dashur të ndodh qysh më herët e jo në shekullin XXI. Jam optimiste se kjo vatër e arsimimit të lartë do të mbijetojë gjatë, duke i dhënë mundësin, që gjenerata të tjera të edukohen dhe arsimohen në vendin e tyre.
Mentor Zejnullahu, Jurist i posa-diplomuar për RTV “Presheva”, deklaroi: “Unë kam mbaruar studimet në Universitetin e Tetovës, me 180 kredi, ku nuk kam mundur ta nostrifikoj në Serbi për arsye se nuk ka ligj për të nostrifikuar diplomat me 180 kredi të sistemit të Bolonjës. Unë jam i kënaqur, që mu dha mundësia të mbaroj fakultetin me 4 shkallë në prag të shtëpisë. Ndaj, ftoj gjithë rininë, maturantët e Luginës që të regjistrojnë studimet në Universitetin Internacional, tani zgjidhja është në Preshevë”. Presheva.AL