Lajme
Në veturën me targa BU, policia e Kosovës tek B.M gjen 11 revole
Policia e Kosovës ka konfiskuar 11 revole dhe ka arrestuar një person në veturën e të cilit ka gjetur armët, njoftojnë mediet serbe.
Patrullimi policor veturën me armë e ka ndaluar në linjën administrative, në afërsi të fshatit Dobrosin.
Pas zbulimit të armëve në veturë me targa BU (Bujanocit), policia ka arrestuar B.M (1981) nga Gjilani, thuhet në njoftim.
Në veturë janë gjetur pesë pistoleta të markës “ekol tuna”, dhe gjashtë pistoleta “ekol special 99” si dhe municion për pistoletat.
Të dyshuarit iu është caktuar paraburgim prej 48 orësh. /presheva.com/