Lajme

Në Viti , nisi manifestimi mbarëkombëtarë “Flakadani i Karadakut 2016”

Në Viti me një sërë aktivitetesh kultuirore e sportive ka filluar manifestimi kulturor mbarëkombëtarë “Flakadani i Karadakut 2016”. Flakadani është hapur mbremë në orët e vona të mbrëmjës në Sheshin “Nijazi Azemi” , me ndezjën e flakadanit i cili ddo të ndriqon për gjatë ditë sa do të zgjasë ky manifestim është hapur Manifestimi mbarëkombëtarë tradicional, kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut 2016” që i kushtohet dëshmorit të kombit Nijazi Azemi, Komandant “Mjekrra”.

herë me radhë. Është organizuar nën mbykqyrjen e kryetarit të Komunës, respektivisht nën udhëheqjen e drejtorisë së kulturës rinisë dhe sportit në Viti. Për gjatë 6 ditëve sa do të mbahet ky manifestim, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive. Manifestimi do të përmbyllet ë 26 mars kur edhe do të mbahet një Akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit Nijazi Azemi –komandant Mjekra, që ra heroikisht më 26 mars të vitit 2001 në Stanec të Preshevës si komandant i UÇPMB-së.Aziz ZukaPos strukturave komunale, familjarë të dëshmorit Nijazi Azemi dhe dëshmorëve të tjerë, si dhe veteran të UÇK-së e UÇPMB-së, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi , si dhe qytetarë e mysafir të tjerë.

Hapjen e këtij manifestimi jubile, e ka shënuar ndezja e flakadanit që e bënë kryetari i Komunës Sokol Haliti, i ati i dëshmorit “Komandant Mjekra” Ramush Azemi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi , kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës në Viti Avdyl Bajrami , si dhe drejtoresha për kulturë Rinie e Sport Kaltrina Sylejmani. Duke e shpallur të hapur edicionin e sivjetmë të “Flakadanit të Karadakut 2016”, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti , nën përkujdesjen e së cilit organizohen këto aktivitete, ndër të tjerash ka thënë se, komandant Mjekra ishte i veçantë si edhe gjithë dëshmorët e tjerë.

Manifestimi mbarëkombëtarë kulturo sportiv ,,Flakadani i Karadakut”, sivjet shënohet për të 15 herë. E gjatë 6 ditëve sa do të zgjas ky manifestim do të zhvillohen aktivitiete kukturore si do të hapet ekspozita me punime arti, pastaj do të mbahet Ora e madhe letrare si dhe do të mbahet koncerti i Ansambleve dhe shoqërive kulturore e artistike të ansambleve nga të gjitha trojet shqipëtare. Aziz Zuka

Related Articles

Back to top button