Lajme

Nënave për fëmiun e tretë “rrogë” plot 18 vite!

Nënat në Serbi që lindin fëmiun e tretë në të ardhmen e afërt ndoshta do të marrin shtesë në të holla deri sa fëmiu i tretë të mbush 18 vjet.

Bëhet fjalë për masat me të cilat do të mund të rritet nataliteti në Serbi.

Nëse trendi i rënies së natalitetit vazhdon dhe nuk ndërpritet, Serbi për rreth 2 shekuj do të mbetet pa banorë.

Ky propozim për një kohë të shkurtë ka ngjallë interes të madh në seancë publike, ndërsa për shkak të madhësisë së problemit, komisioni për kartimin e këtij drafti paraprak parashihet që qeveria e re ta formojë fondin demografik qysh në verë të këtij viti.

Këtë të drejtë do ta fitoj ajo nënë e cila që nga momenti i lindjes së fëmijës së tretë, fiton të drejtën e një shtese në të holla e cila do të shuhet në momentin kur ai fëmijë mbush 18 vjet. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button