Lajme

Nuk mund të regjistroni veturën nëse keni denim pa paguar

Nga një shkurti në Serbi ka arritur një mundësi e re për rëgjistrimin e veturës , kështu që me rastin e dhënjes së tiketave në kontrollimin teknik inspektimi i cili bëhet në mënyr automatike, duhet të mos keni asnjë gjobë.
E në rast se keni gjobë të pashlyer, sistemi nuk do të lejoj marrjen e tiketës për regjistrim, por do të sjellë një mesazh që personi të shkoj në gjykatën kompetente për rregullimin e mardhënieve dhe ta bëjë pagesën e dënimit.

Gjithashtu, për të gjitha punët tjera që lidhen me regjistrimin e automjeteve të tilla si ndryshimi i pronësisë, rritjen e lejeve të trafikut, çlajmërimi i automjeti dhe të tjerët, të cilat janë kryer në Ministrin e punëve të Brendshme, do të kryhet një kontroll nga punëtori i kësaj ministrie e në qoft se në regjistër egziston ndonjë dënim, ju nuk do të jeni në gjendje për të përfunduar punët e nisura sa i përket regjistrimit të veturës. Për ta vërtetuar se a gjendeni në evidencën e gjobave të papaguara dhe të shumave të tjera monetare, më së lehti është që të shkruani fjalën regjistri i dënimeve të papaguara tek ndonjë kërkues në internet, të shkruani emrin, mbiemrin dhe numrin personal të identifikimit dhe do ta merrni informatën e duhur.

Të gjithë ata që në një të ardhme të afërt do të duhet ta regjistrojn veturën dhe se nuk janë të sigurt, e vërtetojn se a jaën në regjistër dhe kanë apo skanë dënim të pa paguar, në mënyr që ti ikin situatave të pa pëlqyeshme, për ta vazhduar regjistrimin e veturës. Në raste të tilla përsonat që janë në dyshim duhet tju drejtohen gjykatës kompetente, tja dorzojn dëshmin që e kanë bërë pagesën në mënyrn që të fshihen nga regjistri, punë kjo e cila zgjatë nje deri në dy ditë. (presheva.com)

Related Articles

Back to top button