Nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë me aktivitet “Të qeshim së bashku”
Disa maturantë të gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë kanë organizuar aktivitetin e tyre “Të buzëqeshim së bashku”.
Aktivitet i filluar më 18 dhjetor të vitit që lam pasë, ka për qëllim që maturantët e kësaj gjenerate tu dalin në ndihmë maturantëve të kësaj shkolle me kushte të rënda ekonomike.
“Të buzëqeshim së bashku” u realizua çdo të premte në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”, me përkrahje të madhe nga publiku Preshevar, ku para të pranishmëve organizatorët kanë pregatitur një program të pasur me lojra të ndryshme si dhe program argëtues për publikon, raporton Presheva.AL
Deri në përfundim të këtij aktiviteti kanë mbetur edhe 3 netë, andaj ata ju mirëpresin për ta përcjell aktivitetin e tyre ku njëkohësisht dhe bëheni pjesë e ndihmës për maturantët që kanë nevojë.
Organizatorët e këti aktiviteti falemnderojnë sponzorët që i dhanë mbështetje që nga fillimi.
Shfaqja e rradhës do të jetë nesër mbrëma më datë 10 mars 2016 me fillim nga ora 20:00 në SH.K. “Abdulla Krashnica”.
Eja bëhu pjesë e një lumturie të ndokujt…Dhuro buzëqeshje. Presheva.AL