Oborr i shkollës apo parking i veturave?! (Video)
Nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë janë të rrezikuar nga veturat jo vetëm nëpër rrugët e qytetit por edhe në oborrin e kësaj shkolle, e kjo për disa prindër është shqetsuese.
Gjendja në oborr është katastrofike kur përfundonë mësimi, oborr i cili për vite me rradhë është shëndrruar në një parking makinash që sjell vështirësi por edhe rrezik permamentë për fëmijët, edhe pse në derën hyrëse të oborrit është e vendosur shenja ndaluese ku tregon qartë se përveç automjeteve të shkollës ndalohen të gjitha automjetet tjera i ndalohet hyrja në oborr, por kjo nuk po rrespektohet nga shoferët (prindërit).
E përveç shenjës që është vendosur, drejtoria e kësaj shkolle nuk ka marrë asnjë iniciativë për të ndaluar këtë amulli dhe këtë situatë ku më të rrezikuarit janë fëmijët e tyre të vegjël që duhet për çdo ditë të lëvizin në oborrin e shkollës.
Disa prindër për këtë çështje thonë se deri tani kanë reaguar disa herë, por asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim pavarsisht premtimeve të shumta që kanë marr në këtë aspekt nga drejtoria e shkollës apo organet e tjera. Presheva.AL