Lajme

Paga mesatare në jug të Serbisë për 24% më e ulët se mesatarja në nivelin shtetror

Paga mesatare në rajonin e Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës në muajin tetor të vitit 2015 ka pasur vlerën 33 mijë e 670 dinarë, dhe është më e ulët për 24 për qind në krahasim me mesataren e shtetit, ka njoftuar Oda rajonale ekonomike e Leskocit, përcjell Titulli.com.

Paga mesatare në nivel republikan në këtë muaj ka qenë 44 mijë e 124 dinarë.

Shikuar në komuna, në Rrethin e Pçinjës pagat më të larta janë shënuar në Medvegjë, 38 mijë e 6363 dinarë, ndërsa pagat më të ulëta në mesatare kanë qenë në Tërgovishtë, 27 mijë e 248 dinarë.

Nëse shikohen punësimi dhe papunësia, në rajonin e dy rretheve në jug të Serbisë janë evidentuar gjithsej 61 mijë 616 të punësuar, në Rrethin e Pçinjës, 28 mijë e 604 persona, tregojnë të dhënat e Odës së Leskocit.

Sa i përket të papunësuarve, numri i përgjithshëm në Rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës është 73 mijë e 755 persona.

Këto të dhëna janë nga marsi i vitit 2015, sepse Enti për Statistikë nuk ka publikuar të dhënat e reja, sepse në rrjedhë e sipër është sistemi i ri i përpunimit administrativ të të dhënave mbi numrin e të punësuarve./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button