Partitë serbe në katër lista për zgjedhjet lokale
Partitë politike në Bujanoc për zgjedhjet e ardhshme lokale janë të ndarë në katër lista.
E para udhëhiqet nga SNS e Aleksandar Vuçiqit e përbërë nga SRS, Partia e bashkuar fshatare, PUPS, Penzionerët, Lëvizja e socialistëve dhe grupi i qytetarëve “Trajko Trajkoviç”
Nenad Mitroviq, i pari i përparimtarëve në Bujanoc ka inicuar shumë opsione me të gjitha partitë politike, por rezulate nuk ka pasë për shumë arsye… Socialistët nuk kanë pranuar në asnjë mënyrë që lista të emërohet “Aleksandar Vuçuiq”, duke e konsideruar si një ultimatum edhe pse ka pasë vullnet të mirë që të arrihet marrëveshja.
Në listën e dytë gjendet grupa e qytetarëve “Stojança Arsiq”, SDS e Tadiqit dhe SDSP e Lajiqit, deri në listën e tretë në listë të përbashkët janë SPS, JS dhe SPO.
Partia Demokratike në Bujanoc në zgjedhje lokale del e vetme.
Nga ana tjetër në Preshevë, partitë serbe kanë arritë marrëveshje, vetëm se pritet nënshkrimi i marrëveshjes. /presheva.com/