Lajme

Ushtria Serbe i kërkon falje banorëve të fsh.Lluçan për dëmtimin e rastësishëm të trotoarit të urës

Brigada e katërt e Forcave tokësore të Ushtrisë Serbe, njësiti për furnizim me ujë të Bazës Ushtarake në fshatin Dobrosin, përmesë kryetarit të Bashkësisë Lokale të Fshatit Lluçan Ridvan Isufit i kërkon falje gjithë Lluçanasve për dëmtimin e rastësishëm të një pjese të trotoarit të urës së fshatit.

“Ishte një incident i rastit, cisterna jonë kalonte në urë kur edhe një makinë tjetër punonte në pastrimin e shtratit të lumit morava, një pjesë e trotoarit të urës shpërtheu si pasojë e peshës së madhe, Ju lusim që të ia përcjillni gjithë bashkëfshatarve tuaj se ky dëmë nuk është shkaktuat me qëllim.
Ushtria do ta sanojë këtë dëmtim për një afat shumë të shkurtër posa të na lejojnë kushtet atmosferike, Ju falemderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju garantojmë se do të jemi gjithnjë maximalisht të vëmendshëm në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore”

Related Articles

Back to top button