Lajme

Poltikan na keni shkatrru rinin

Rinia më shkoj, lumturi nuk shijova aman politikan punoni për një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm, mos të kemi më këto probleme të kushteve elementare që duhet t’i kenë të rinjtë. 24 vite më shkuan një faqe e bardhë isha unë, por kujtimet e kaluara dhe kushtet ma nxijtën, atë faqe nuk e pata.

Rininë e kalova, por lojën nuk e shijova, rininë e fillova por proces të ngecjes shijova e kurrë proces të jetës nuk dallova. Rinia kalon por studimet nuk po mbarojnë, kushtet nuk po i ofrojnë, ndërsa punë të rënda po punojmë vetëm që të ardhura për familje të krijojmë, ndërsa studimin kurrë nuk mund ta shijojmë, ato kushte shteti nuk po na i mundëson. Jemi rinia më e mirë ne vend, por vendin e kemi të pa perspektivë edhe nëse studime përfundojmë prapë në punë fizike përfundojmë.

Nesër duhet në një vend të sistemohesh, librezën e partisë duhet ta tregosh. Jemi rini më e mirë, por vetëm në kohën e fushatës, ndërsa 4 vite të tjera nuk kemi perspektivë, deri kur duhet të kalojnë këta breza, edhe sa kohë duhet të kaloj ky sistem. Rina po kalon kohën e vështirë, por politikanët po e kanë jetën më të mirë, pritëm deri tani por nuk shijuam rezultat edhe sa me prit, a do të vij ndonjëherë kjo ditë.

Dua studime cilësore, dua kuadro eksperiencore, s’dua diskriminim por dua drejtësi dhe vend me njerëz të drejtë sepse një vend ku s’ka drejtësi ska as arsim, as cilësi. Nuk më intereson as lider as parti por shtei i drejtë e me cilësi boll ke me vuajtje e padrejtësi, duam te ardhme e lumturi.

Related Articles

Back to top button