Opinione

Presheva, tash ka alternativë!

Ata që na gënjyen për gati një dekadë, do ti shihni përsëri nëpër tubime elektorale, pa pikën e turpit duke tentuar të na gënjejnë prap!

Ata që na mashtruan për disa mandate qeverisëse, prap do t’na nxjerrin sytë me premtime boshe patriotike e folklorike!

Ata gënjyen, mashtruan, manipuluan e mbase edhe keqpërdorën e zhvatën paranë e qytetarëve të varfër, sepse ne nuk i ndëshkuam! Ndonëse deri tash edhe mund të arsyetohet (dorën në zemer), deri tash s’kishim alternativë!

Ata nëpër fushata s’lanë send pa premtuar, por kur e moren pushtetin thanë kompetencat e komunës janë të kufizuara!
Ata ditën, Hashim Thaqi-t i thonin Xhorxh Vashington, ndersa natën i’u vizatonin eksponentëve famëkqinjë të Beogradit.

Ata në njërën anë premtonin bashkim më Kosovën, ndërsa në anën tjetër të buzëqeshur e ngazëllyer i jepnin mirënjohje Vuçiqit.

Ata nuk e mbrojtën Lapidarin, por edhe dorëheqjen e premtuar nuk e realizuan! Ata janë, po këta të sotit që do të mundohen të ju blejnë votën përsëri, ashtu siç bënë para 4 viteve. Ata se kanë gajle që me një thesë miell e sheqer t’ju blejnë dinjitetin tuaj e te familjes. Ata për një vend pune, dhjeta e dhjeta qytetarëve ju premtojnë, dhe në fund del se ai vend pune qenka i zënë!

Ata politizuan arsimin, politizuan shendetësinë, kulturën e sportin, madje edhe shërbimet komunale, ata shkuan edhe më largë me politizim, edhe ndihmat sociale i politizuan,paramendojeni ata edhe kubzat e sokakut i kanë politizuar, ata s’lanë gjë pa politizuar . Ata për qëllim kanë pasur t’i rehatojnë familjarët e tyre. Ndonëse edhe ja arritën këtij qëllimi, së pari i punësuan familjarët e shefit të partisë, pastaj të antarëvë të kryesisë dhe kanë ende ambicie t’i punësojnë edhe baxhanakt e baxhanakeshat e shef mas shefave të partisë e parisë, por duhet thënë stop, sepse boll u bë! Bashkëpartiakët dhe përkrahësit e partisë së tyre janë pak, ne jemi shumë, andaj mund ti heqim qafe sepse na kanë lodhur për një dekadë.

Presheva me ta në pushtet është vend i pa shpresë, vend i zymtë dhe vend “i vdekur”. Kjo është dëshmuar vit pas viti duke e braktisur qindra e qindra familje duke shitur edhe pronat e tyre. Preshevës, pikërisht ata ja “mbytën” perspektivën. Presheva sot përafërsisht tre fish më pak ka banorë, prej që e morën ata pshtetin. Presheva ka papunësinë më të madhe në europë, ata janë punësuar të gjithë!

Presheva është më e diskriminuara në Europe e me gjërë, ata janë të super të favorizuar!

Presheva ka mbetur vend i mjerë sepse ata që udhëhoqën e bënë të mjerë.

Atyre përfundimisht duhet treguar vendin se ku e kanë.

Ka vite që pjesa dërmuese e qytetarëve të Preshevës kanë humbur cdo shpresë për të jetuar në atë vend. Provuan pas liberalizimit të vizave të shkonin në Europë, disa mbetën e shumica u kthyen. Remitencat e mërgatës kanë mbetë i vetmi infuzion që po i mbanë gjallë, por ata qytetarë duan zgjidhje nga ata që i votojnë, duan punë, duan mirëqenje, duan shërbime korekte sepse pikërisht kjo u premtohet një herë në 4 vjet, por pas cdo përfundim – mandati, atyre ju shtrohet nga pak alfallt dhe me këtë përfundon gjithçka!

Dekadën e fundit, nëpër biseda private mes qytetarëve kemi ndëgjuar fraza nga më të ndryshmet psh:

“s’ki kend me votu”, “të gjithë janë të njejtë”, “u mytën tu na rrejtë” etj etj, eh tash ? Tash lereni çdo paragjykim anash dhe vendosni për vehten e juaj. Mos lejoni as ta shisni, e as t’ju blejnë dinjitetin. Vetëm shikoni pak nga e kaluara dhe mendojeni se cka ju kanë premtuar partitë që kanë qenë në pushtet dhe mendoni për të ardhmen. Mjaft votuam për familjarët, kusheririn e kusherirën, shokun e shoqen, kunatin e kunatën, po e provojmë tani ta votojmë për vehten tone, po rrezikojmë për konceptin më ndryshe, po e votojmë një frymë të re, po e provojmë diçka të re!

Një aforizëm thotë : “Nëse rrezikojmë, mund të fitojmë, nëse nuk rrezikojmë atëherë kemi humbur gjithsesi” Andaj, po shikojmë kah ndryshimi, po kërkojmë alternativë. Sepse tash ka një alternative !

Related Articles

Back to top button