Lajme

Preshevari dhe serbi nga Leskoci kapen me 15 pakistanez në trafikim

Pjestarët e policisë në Leskoc kanë arrestuar M.S (1990) nga Leskoci dhe I.S (1973) nga komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për trafikim njerëzish dhe kalim ilegal të kufirit.

Gjatë kontrollimit të trafikut, në Gërdelicë kanë ndaluar tri vetura udhëtarësh, në të cilën M.S, I.S dhe një tjetër mashkull 25 vjeçar kanë transportuar 15 shtetas të Pakistanit që ilegalisht kanë kaluar kufirin Serbi Maqedoni.

Të dyshuarot M.S dhe I.S janë dërguar tek gjykatës në Leskoc ndërsa veturat e tyre me të cilat kanë transportuar migrantë janë konfiskuar. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button