QHM: Ndihma e socialistëve për grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare të PVD-së
Qendra për Hulumtime dhe Monitorim, ka mësuar nga terreni se Lista për zgjedhjet parlamentare e Partisë për Veprim Demokratik, po mbështetet na qytetarët serbë nga Serbia qendrore e kryesisht dyshohet se mbështetet nga Partia Socialiste e Serbisë.
Informacionet janë të verifikuara nga burime të sigurta, mirëpo QHM, pret që Lista e kësaj partie, të të dorëzohet në Komisionin zgjedhor republikanë.
Është e palogjikshme, madje edhe e pakuptim se si një parti politike shqiptare, si kjo e PVD-së, e cila në programin e vet partiak proklamon “Autonomi e Flamur Kombëtar”, të kërkoj ndihmën nga Partia Socialiste e dëshmuar për krime dhe gjenocid në ish territorin e Jugosllavisë.
Ndonëse kanë mbetur edhe pak kohë të afateve ligjore për dorëzimin e listave, Partia për Veprim Demokratik, nuk është në siklet për sigurimin e nënshkrimeve në Preshevë e Bujanovc, ngase ato i ka të sigurta në Beograd, ashtu siç i pat siguruar edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme.
Pas përfundimit të procesit rreth grumbullimit të nënshkrimeve dhe dorëzimit të listës së PVD-së, Qendra për Hulumtime dhe Monitorim, do të kërkojë listën e mbështetësve nga KZR, në Beograd. Ku do ti bëjë publike edhe dëshmitë!
Qendra për Informim nga QHM.