QHM po hulumton për nostrifikimin e diplomave dhe punsimin në institucionet publike
Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, ka ngritur zërin e alarmit dyshues, se gati në gjitha organet publike, në Preshevë, individë të caktuar me diploma të Republikës së Kosovës, pa i nostrifikuar ato, kanë marrë vendime për punësim, me kohë të pacaktuar, falë “akraballëkut”, që kanë me ish deputetin republikan Riza Halimi dhe ish kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Ky fenomen i pashembullt, ka favorizuar militantët partiakë dhe familjarët e përfaqësuesve institucional preshevarë, duke anashkaluar kuadrot, të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkurseve në tërësi tč cilët shpallen nëpër gazetat Beogradase.
QHM, ditë më parë, kishte kërkuar nga Universiteti i Nishit, Beogradit dhe Novi Sadit, të sigurojë listën e personave, që kanë nostrifikuar diplomat, pranë këtyre universiteteve.Siç mësohet zyrtarisht nga Universitetin i Novi Sadi, është nostrifikuar vetëm një diplomë e masterit nga Republika e Kosovës, i cili ka poseduar certifikatën e SPARK-ut.
Ndërsa në dy universitete tjera DYSHOHET se disa individë me ndikimin e politikës kanë arritur të nostrifikojnë diplomat pa certifikatën e SPARKU-ku edhe sot gëzojnë vendime për punësim. Ku QHM është duke pritur përgjigje me shkrim. Nga ana tjetër do të sigurohet lista e punëtorëve që janë të punsuar në gjitha institucionet dhe do të bëhet një anliz e thellë për ti zbuluar maskarallëqet e politikës nepotiste!
Ndërsa një pjesë tjetër vetëm me diplomë të Republikës së Kosovë, dyshohet të kenë vendime, në themelimin e marrëdhënies së punës paligjshëm.Këto informacione të lartpërmendura QHM, i ka grumbulluar nga terreni, të cilat që tani ka filluar t’i verifikoj edhe zyrtarisht nëpër institucionet publike!
Pas verifikimit të informacioneve, Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, do t’i bëjë publike, njofton Qendra për Informim e QHM!