Lajme
Ragmi Mustafa merr pjesë në përvjetorin e besëlidhjes shqiptare të Lezhës
Me ftesë të kryetarit të bashkis së Lezhës Fran Rrokaj, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa po qëndron atje me rastin e shënimit të 542 vjetorit të beslidhjes shqiptare të Lezhës në kujtim të heroit të kombit Gjergj Kastriot Skenderbeu, raporton Presheva.AL
Përveç shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonis e Malit të Zi e Çamërisë në këtë tubim madhështor ka folur edhe kryetari Mustafa.
Mustafa gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për situatën politike dhe të sigurisë së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke aloduar në atë se Skenderbeu është edhe i Luginës së Preshevës.
Tema e këtij manifestimi sa madhor po aq edhe kombëtar ka qenë Gjergj Kastrioti heroi i kombit Shqiptarë dhe mbrojtës i qytetrimit evropian. Presheva.AL