Lajme

Ramadani: Republikanët do ia kthejnë identitetin Luginës së Preshevës

Gjilan – Avdil Ramadani kryetar i Partisë Republikane në Bujanoc në një prononcim për rajonipress tha se ky subjekt politik do ia kthejë identitetin Luginës së Preshevës. Shqiptarët në Luginë kanë shumë pak të drejta dhe realisht kjo zonë është një bombë që mund të eksplodoj në çdo çast. Serbia po i keqpërdor shqiptarët e Luginës kurse ka një lutje për banorët e Luginës të vendosur në Kosovë. Sipas tij ata duhet të kthehen në Luginë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore.
Kryetari i Partisë Republikane për Bujanoc Avdil Ramadani është lideri i parë që ka dal publikisht për një unitet të faktorit politik shqiptar, posaçërisht në komunën e Bujanocit ku subjektet politike shqiptare do ta kenë një konkurrencë të vështirë në këtë mandat të fushatës zgjedhore.

Avdil Ramadani në një bisedë për rajonipress shpalos idenë që ka ky subjekt politik në prag të zgjedhjeve që pritet të mbahen në prill.

Ramadani është optimist se do ia kthejë identitetin Luginës së Preshevës duke qenë aktiv dhe duke punuar natë e ditë për të drejtat e shqiptarëve. “Shqiptarët në Luginë nuk kanë kurrfarë të drejtash. Nuk kemi as flamur, s`kemi libra në gjuhën shqipe, derisa kemi pushtetin lokal që udhëhiqet nga shqiptarët, por që janë tejet servil ndaj Qeverisë” shprehet Ramadani.

Ramadani thotë se shqiptarët e Luginës po keqpërdoren nga Qeveria e Serbisë. “Ka ardhur koha e fundit që ne të zgjohemi nga gjumi dhe të kërkojmë të drejtat tona ashtu siç po kërkojnë e po bëjnë pazar serbët e Kosovës. Nëse Serbia vazhdon t`i shkel në këtë formë të drejtat tona, atëherë situata mbetet e “nxehtë”. Realisht mund të shndërrohemi në një zonë bombë që pastaj askush nuk do të përfitonte” shprehet Ramadani.

Ramadani tha se në Luginë duhet të ndodhin ndryshime rrënjësore. “Faktori politik në Luginë duhet të jetë më unik karshi Serbisë. Unë qysh tash i bëjë ftesë publike presidentit Hashim Thaçi që të vijë në Luginë sepse është i mirëseardhur”.

Ramadani ndërkaq ka një porosi për shqiptarët e Luginës që ndodhen në Kosovë. “Këta banorë duhet të kthehen në vendlindjet e tyre dhe duhet të kërkojnë të drejtat e tyre ligjore në Serbi. Me rëndësi është që të bëhet evidentimi i tyre kudo që janë vendosur dhe të dihet saktë numri i tyre, por ata shumë më të dobishëm janë në atdheun e tyre” tha Ramadani./rajonipress/

Related Articles

Back to top button