Lajme

Rinia në Preshevë pa drejtim, pa perspektive, pa ambicie dhe mbi të gjitha një rini pa mbështetje

Një shqetësim i madh për të gjithë shoqërin shqiptare, një dilemë e madhe mes të bukurës dhe të keqes.

Rrijmë  dhe mendojmë me orë të tëra, dhe përsëri nuk dijmë të gjejmë rrugën nga jemi nisur, e kemi të vështirë sepse rrugët sa vijnë e ngatërrohen edhe më tepër, duke u bërë kështu një udhëkryq, një labirinth pa rrugëdalje.

A jemi kjo rinia që do udhëheqe fatet e këtij kombi apo kjo qenka rruga europiane që ne dëshirojmë të futemi?

Kjo është edhe pikëpyetja e madhe që po shqetëson mbarë opinionin tonë, një rini pa drejtim, një rini pa perspektivë, një rini pa ambicie dhe personalitet dhe mbi të gjitha një rini pa mbështetje.

Si do e perballojmë jetën në një moment të vështire, kur ska dije, ska kulturë, dhe normalisht ska as para, do bëhet viktim apo do të jetohet skllav?

Të merr malli të dëgjosh për një të ri apo të re që shkëlqen, që shpërblehet për talentin që ka, për ëndrrat dhe frymëzimet dhe lind pyetja: Përse ?

Sepse edhe ai pak frymëzim që ka mbetur, i hiqet, i merret dhe ai frymëzim më vonë kthehet në një zhgënjim, i cili tashmë po fillon të ketë pasojat e tij.

A po shkon rinia në drejtimin e duhur?! Aty ku i takon të jetë?!

Mjafton një xhiro nëpër kafiterit e Preshevës dhe shikon që nuk jane aty ku ne dëshirojmë ti shikojmë.

Secili ka të drejtë të shkoj gjithandej  ku ka kafe, klube, mirëpo është e trishtë të kuptosh që ai është i vetmi vend ku është destinuar ti shikosh rinin e Preshevës! © Presheva.AL

Related Articles

Back to top button