Lajme

Serbia e gatshme për diplomat universitare, Kosova ende pa zyre të verifikimit

Përfaqësuesi i komisionit për arsim të lartë në kuadër të këshillit kombëtar në Luginë Zejni Fejzullahu ka thënë se pala serbe tashmë ka sjell ligjin për kushte të veçanta të njohjes së diplomave nga Kosova, por problem mbetet hapja e zyre ndërmjetësuese të asociacionit të universiteteve europiane në Prishtinë e cila do të verifikonte diplomat, raporton Presheva.AL

Nga ana tjetër deputeti i deri tanishëm Shaip Kamberi shprehet pesimist në seriozitetin e serbisë për jetësimin e kësaj marrveshje. Luginën e Preshevës janë qindra të diplomuar në universitet e Republikës së Kosovës të cilët presin njohjen e diplomave të tyre nga serbia.

Mos njohja e diplomave ka shkaktuar edhe largimin e shumë të rinjëve nga kjo zonë në kërkim një perspektive gjetiu. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button