Shënohet dita e shkollë së mesme teknike “Presheva” në Preshevë
U shënua sot dita e shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë me këtë rast drejtoria e kësaj shkolle organizoi manifestim solemn në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica”.
Në këtë ceremoni festive ishin të pranishëm kryetari i komunës Ragmi Mustafa, përfaqësues të pushtetit lokal, drejtor të shkollave dhe musafirë të tjerë, raporton Presheva.AL
Kjo shkollë u themelua në vitin 1990 duke filluar procesin mësimor me 60 nxënës dhe 32 mësimdhënës, kurse sot kjo shkollë ka 42 paralele prej të cilave 38 janë me mësim në gjuhën shqipe dhe 4 me mësim në gjuhën serbe, ndërsa shkollimin vijojnë 1024 nxënës dhe 153 punëtorë, drejtori i shkollës Islam Jusufi në fjalimin e tij përshëndetës ka deklaruar se nga ky instuticion kanë dalur shumë kuadro arsimore të profileve të ndryshme.
Për të gjithë të pranishmit ishte organizuar edhe program kulturo artistik