Lajme
Shkolla e parë shqipe në Miratoc, “Abdulla Krashnica”, ka shënuar 71 vjetorin e themelimit të saj

Shkolla e parë shqipe në fshatin Miratoc, “Abdullah Krashnica”, ka shënuar 71 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast u prezantua një program kulturor – artistik nga kori i nxënësve të shkollës.
Drejtori i shkollës Gafurr Hyseni, ka thënë se kjo shkollë për vite me radhë edukoi gjenerata që sot e japin kontributin në sfera të ndryshme.
Me rastin e 71-vjetorit të shkollës “Abdulla Krashnica” u ndanë mirënjohje si dhe u përkujtuan edhe mësimdhënësit e parë të kësaj shkolle, gjithashtu dhe nxënësit e shkëlqyeshëm. Presheva.AL