Lajme

Shoqëria civile sfidon politikën korruptive në Preshevë

Qendra për Hulumtim dhe Monitorim e themeluar kohë më parë, filloi të publikojë dëshmi për disa nga udhëheqësit lokal për afera korruptive dhe nepotiste.

Ditë më parë QHM i dërgoi një letër të hapur portalit dritare.net për t’i kërkuar përkrahje në fushën mediale rreth publikimit të aferave skandaloze të lidershipit në Luginë, të cilët prishin imazhin e këtij rajoni në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Letra e hapur morri jehonë gjithë andej dhe u publikua në shumicën e portaleve vendore dhe rajonale, ndërkaq në portalin presheva.com një nga komentuesit me A.Veliu i referohet kryetarit të OJQ-së me kërcënim: “Me ty kemi mi lah hesapet në kasaphane se ti je fut në punë të pista”, duke tentuar kështu ta ngulfatë zërin denoncues të shoqërisë civile.

Kryetari i OJQ-së ka denoncuar rastin në fjalë te stacioni policorë në Preshevë dhe priten të merren masat adekuate.

Pavarësisht kërcënimeve, QHM nuk do të ndal as edhe njëherë punën e vetë për hulumtimin dhe publikimin e aferave korruptive, por përkundrazi do të jetë një zë i fuqishëm me zero tolerancë ndaj dukurive negative, si këto të qeverisjes lokale në Preshevë, poashtu edhe “deputetit popullor” të cilat mjerisht janë kanceri i politikës preshevare.

QHM, 28.02.2016,
Preshevë.

Related Articles

Back to top button