Opinione

Shqiptarët e Luginës,në zgjedhje me një listë të përbashkët ?

Refik Hasani
Shkruan: Refik Hasani

Dje, Presidenti i Serbisë,z.Tomislav NIKOLIÇ,duke e shpërndarë Parlamentin shpallë zgjedhjet e parakohshme, për datën 24 prill.
Parlamenti i Serbisë që pas luftës së armatosur të UÇPMB-ës e këndej është përbër herë me një deputet Shqiptarë e tani në legjislaturën e fundit kishte dy Deputet.
Në të gjitha legjislaturat shqiptarët asnjëher nuk garuan me një listë të përbashkët,ishin të ndar e përqarë një herë pro e kontra pjesëmarrjes për parlament të Serbisë e së fundmi me shumë lista.
Parlamenti i Serbisë përbëhet nga 250 ulëse, ku shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës duke garuar me një listë të përbashkët sikurse minoriteti Serbë në Kosovë do të bëhen faktor politik.
Kur ksaj i shtojm që shqiptarët e këtij Rajoni së bashku me Hungarezët, Boshnjakët, Bullgarët, Romët dhe të tjerë do të forcohen në interes të vetë këtyre pakicave dhe Rajoneve të tyre. Prishtina dhe Tirana zyrtare të reflektojn pozitivisht që shqiptarët të garojn vetëm përmes një liste të përbashkët për Paralament të Serbisë.
Duke garuar me një listë më shumë kan gjasa të fitojn ulëse të këtji Parlamenti. Duke fituar më shumë ulëse do të krijohen rrethana që së bashku me deputetët Hungarezë, Boshnjakë, Bullgarë, Romë etj të krjijojn një bllokë të pakicave dhe të do të mirren në konsiderate më shumë.
Duke qen bashk të gjithë nuk do të diskriminohen, do të mundë të përfaqësohen,mirren inciativa në interes të tyre. Vetëm bashkimi në një listë shqiptare e bën fuqin elektrorale dhe përfaqësohen drejt dhedo të jen një zë i fuqishëm kundër diskriminimit të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Related Articles

Back to top button