Glarus-Netstal vazhdojnë punimet në xhamin e parë shqiptare që ndërtohet prej themelit (Foto)
Shqiptarët që jetojnë në Zvicër e që janë një numër i konsiderueshëm nga të gjitha trojet shqiptare prej vitesh janë munduar që ta ndërtojnë një xhami ku të mund të kryejnë lutjet e tyre.
Kjo iniciativë u nis nga shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës që jetojnë në Glarus-Netstal që të ndërtohet xhamia e parë shqiptare nga themeli, ndërtimi i xhamis ka filluar në muajin prill të vitit 2015 dhe projekti kap vlerën prej 2 milion frangave zviceriane.
Presheva.AL vizitoi sot xhamin por ende të pa përfunduar edhe pse punimet po vazhdonin intesivisht.
Me këtë rast ju ftojmë që të bëheni pjesë e ndërtimit të kësaj shtëpie të zotit që sa më shpejt të përfundojë.
Më poshtë po paraqesim dhe të dhënat se si mund të ndihmoni për ndërtimin e xhamisë së parë shqiptare që ndërtohet nga themeli.
Konto numri i Xhamisë :
Emri: Islamische Albanische Gemeinschaft, Molliserstrasse 1, 8752 Näfels
Kontonummer: 30-38169-2
IBAN: CH66 0680 7710 0252 8749 3
Banka: GRB Glarner Regionalbank Gen., 8762 Schwanden GL
Fotot (Punimet në xhami):