Lajme
Skandaloze: RTP ia zhurmon zërimin përfaqësuesve të Alternativës për Ndryshim

Në emisionin debativ “Studio e Hapur” të cilin e organizon RTP në kuadër të ciklit politik, stafi i RTP zhurmon zërimin dhe kohë pas kohe edhe ia ndërprenë përfaqësuesve të Alternativës për Ndryshim, raporton Presheva.AL
E kjo gjë u bë haptas para të gjithë shikuesve të këtij “mediumi”, ku përfaqësuesit e APN-së ishin të ftuar në emisionin “Studio e Hapur”.
Kjo është edhe një deshmi e radhës, që pushteti aktual po shpreh frikën nga ky subjekt dhe po mundohet me të gjitha mekanizmat t’a ndalë ndryshimin.
Jane të kota përpjekjet e nivelit të tillë te ulët t’a zbehin zërin e fuqishëm të argumentit.
Thuhet në reagimin e aktivistëve të APN-së, të cilët shprehën shqetësimin në portalin tonë. Presheva.AL