Lajme

Sonte në mesnat, mbyllet rruga ballkanike për refugjatët

MUP serbe ka njoftuar se nga mesnata e ditës së mërkurë praktikisht do të mbyllet ruta ballkanike për refugjatë, pasi Sllovenia do të filloj me regjimin e ri për hyrje të migrantëve në zonën Shengen.

MUP njofton, transmeton presheva.com se Kroacia dhe Sllovenia nga mesnata sonte fillon që të aprovoj regjimin e ri të hyrjes në Shengen dhe se nuk do të pranoj më migrantë pa pasaporta dhe viza. Siç thuhet, me këtë “praktikisht dhe ka përfunduar ruta ballkanike e migrantëve”.

“Duke patur parasysh regjimin e ri që ka aprovuar antarja e BE-së, Serbi nuk mund të lejoj që të bëhet qendër e mbledhjes së migrantëve kështu që të gjitha masat do ti përputhë me Bashkimin Evropian dhe në reciprocitet do të aprovoj me fqinjët e saj jugor dhe lindor në kufi, me Maqedoninë dhe Bullgarinë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë.

Sllovenia do të filloj të lëshoj migrantë vetëm me dokumente që duhen për të hyrë në një shtet me Shengen. /presheva.com/

Related Articles

Back to top button