Lajme

Të hënën në “Caffe House n’Çarshi” mund ta paguani kafen me poezi

Të hënën më 21 mars gjithçka që duhet të bëni është të porosisni një kafe dhe të merni lapsin dhe letrën dhe të shkruani poezi.

1280 kafiteri në 34 shtete të botës do ju lejojnë klientëve të tyre që të paguajnë kafen duke shkruar një poezi, e këtë ditë që është edhe dita botërore e poezisë edhe Caffe House n’Çarshi do të na mundësoj.

Ky program ka filluar në vitin 2014 nga kompania Austriane Julius Meinl, raporton Presheva.AL

Edhe Presheva do ta festojë këtë ditë botërore të poezis së bashku me kafenetë pjesëmarrëse nga Evropa, Austria, Sllovenia dhe Repubilka Çeke.

Related Articles

Back to top button