Lajme

Vandalizohet me sllogane fyerjesh e vetmja xhami në Nish (Foto)

Me sllogane fyerjesh mbrëmë është shkruar përsëri xhamia e Islam Agë në Nish, edhe pse ka mbi kqyrje gjatë tërë ditës nga policia kjo xhami që nga viti 2004.

Siç thonë në polici, transmeton presheva.com, muri përgjatë rrugës kryesore është shkruar rreth orës 2 të mëngjesit dhe në momentin kur polici i cili është përgjegjës për të ruajtur sigurinë e xhamisë ka qenë “nga ana e pasme e xhamisë”.

“Hetimet janë kryer me urdhër të prokurorisë dhe është konstatuar se “nuk ka elemente për vepër penale”, thonë në polici, transmeton presheva.com.

Kjo xhami është vandalizuar plot herët edhe pse ka sigurim fizik.

XhamiaNish-1

Islam agë xhamia është në mbrojtje të shtetit që nga viti 1954, ndërsa është ndëtuar në vitin 1870 në themelet e xhamisë së vjetër nga viti 1720.

Kjo është e vetmja xhami e ruajtur nga 19 xhami sa ka pasur qyteti i Nishit.

Related Articles

Back to top button