Lajme
Ndërroi jetë Ruzhdi Amidi, profesor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc
Në orët e hershëshme të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë profesori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” Ruzhdi Amidi, njoftojnë familjarët e profesorit.
Varrimi do të bëhet sot me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Tërnoc.
Familjes Amidi dhe kolektivit të shkollës i shprehim ngushllimet më të sinqerta, për humbjen e familjarit dhe kolegut të tyre të shkollës.