Lajme

Xhamia në fshatin Geraj denohet me 250E sepse kishte vendosur flamurin kombëtar në minare në vitin 2014 (Video)

Gjykata e Preshevës ka gjobitur me 31 mijë dinarë, përkatësisht 250 euro, bashkësinë islame të fshatit Geraj të Preshevës dhe imamin e kësaj xhamie.

Vendimi i gjykatës është marrë, pasi më 28 nëntor të vitit të shkuar, imami i fshatit Geraj, vendosi flamurin shqiptar në xhami, me rastin e festës Kombëtare të shqiptarëve.

Por sipas gjykatës, imami do të duhej të vendoste edhe flamurin e Serbisë, ngaqë është vendi ku Presheva i përket.

Edhe pse ka kaluar kohë nga ky akt, gjykata e Preshevës nuk ka harruar, megjithëse flamuri kuq e zi nuk i bëri keq askujt dhe u hoq sapo u mbyllen festimet e 28 nëntorit.

Related Articles

Back to top button