Zgjedhjet dhe prurjet e reja parazgjedhore
Derisa çdo ditë afrohen zgjedhjet lokale në Preshevë poashtu bëhet edhe më e qartë elektrizimi dhe përçarja mes votuesve të Preshevës pa ndonjë arsye apo ideologji të qartë. Debatet sa vijnë e shtohen dita ditës dhe bisedohet për persona e jo për ide, bisedohet për para e jo për program, bisedohet për poste e jo për plan qeverisës. Për shkak të debateve të thella vie deri te prishja e shoqërive, miqësive dhe partneriteteve biznesore të kahmotshme, familjet përçahen etj. Asgjë e nevojshme PËR NE në këtë moment e aq më pak për PRESHEVËN dhe TË ARDHMEN TONË.
Prurjeve të reja nëpër parti të ndryshme nuk po i shihet fundi, e secili nga prurjet e reja më i fort se tjetri, më intelektual se intelektuali e ndoshta edhe më hajn se hajni i mëhershëm. Nga koha kur filluan të përgatiten zgjedhjet dhe të fillojnë aktivitetet politike partiake nuk pashë apo ndëgjova se ndonjë mësues, profesor, ekonomist apo profesionist i njohur dhe i dëshmuar aderoj në ndonjë parti. Ishin shumica të ashtuquajtur biznesmenë të përcjellur nga disa persona që dëshirojnë të qëndrojnë afër të fortëve.
Unë edhe më tutje do të qëndroj besnik ndaj të dobtëve. Mu për këtë arsye vendosa të shkruaj, pasi që gjithqka që kam të investoj është një mendim i imi dhe një guxim qytetar nga më të dobëtit.
A mendoni se nëse të gjithë vendosim të heshtim, të mos themi troç atë që mendojmë e të presim të ndodh mrekullia që ne do ta përjetojmë. Unë mendoj se secili nga ne që po jeton këtë moment e që i dëshiron të mirën PRESHEVËS dhe TË ARDHMES TONË duhet të reagojë në mënyrën e vet. Tash o kurrë.
Një fjalë e të vjetërve tanë thotë: LAKMIA TË TURPËRON (E kojtmja t`korit).
Një grup që kahmoti donin ta largonin tërsisht nga politika Riza Halimin – kryetarin e PVD-së, përmes shpifjeve, kërcnimeve dhe fyrjeve nga më të rëndat, e disa për t`ia marrë pozitën, tani i ka bashkuar interesi dhe garojnë nën stemën e PVD-së për të fituar pushtet duke thënë fjalët më të mira që ekzistojnë në të gjitha fjalorët e botës për të.
Të tjerët që derisa unk e kritikoja dhe denoncoja Ragmi Mustafën – kryetarin e PDSH-së për gabimet dhe keqpërdorimet që i bënte i ndihmonin si ekspertë të lëmive të ndryshme, e që dikur shihnin mundësi për të ardhmen e tyre të përbashkët tash krijojnë parti të reja për ta luftuar atë dhe për t`ja marrë pushtetin. Një grup i madh i cili e shante dhe e quante sahanlëpirës të Millosheviqit tanë kohën duke e kundërshtuar, tani vrapojnë dhe mundohen me mish e me shpirt ta mbajnë atë në pushtet edhe katër vjetët e ardhshme.
– SOT PROMOVOJNË PATRIOTIZMIN ATA PERSONA që keqpërdorën gjakun e dëshmorëve dhe nënçmuan krenarinë e familjes së tyre duke tradhtuar gjithqka shqiptare!
– MENTALITET TË RI MODERN PROMOVOJNË persona që po keqpërdorin gjendjen e rëndë të të varfërve dhe besimin te Zoti!
– SOT PREMTOJNË DIQKA TË RE E TË MIRË PËR RININË disa të rinj që ndihmuan Trupin Koordinues në largimin e flamurit shqiptar nga abetarja dhe ndihmonin partitë serbe në Preshevë gjatë zgjedhjeve të kaluara!
– VLERA KUNDËR HAJNISË PROMOVOJNË persona që merrnin rrogë nga Qeveria e Kosovës e gjithashtu merrnin rrogë nga Komuna e Preshevës pa hyrë asnjëher brenda saj!
**
E frikshme dhe e tmerrshme është e ardhmja e Preshevës nëse shohim gjërat në mënyrë reale në momentin ku gjendemi. Intelektualët, mësuesit, profesorët, edukatorët dhe profesionistët e lëmive të ndryshme po heshtin. Manipulatorët po shfrytzojnë heshtjen e tyre e po zhurmojnë aq shumë sa që po krijojnë iluzione në të cilët askush s`po beson por disa po vrapojnë për të përfituar diçka nga treni i fundit.
POR NE QË JEMI RRITUR E KEMI JETUAR KËTU NDOSHTA EDHE I DETYROHEMI PRESHEVËS, TË ARDHMES TONË DHE PARA SË GJITHASH MËSUESVE E PROFESORËVE TANË PËR TA NDALË KËTË TREN.
Për të përfundu prapë me një fjalë të të vjetërve do ta përmendja shprehjen “JU PO DINI, JU GRAHNI”!
Opinion nga Abdulla Ahmedi
/ Autori është aktivist i shoqërisë civile dhe ky tekst nuk përfaqëson asnjë qëndrim përveç mendimeve personale të autorit/