Lajme
Zhbllokohet hekurudha në Preshevë, trafiku i trenave normalizohet
Trafiku hekurudhor në mes Serbisë dhe Maqedonisë është duke u zhvilluar rregullisht dhe pa probleme, pasi gjatë natës së mbrëmshme është bllokuar linja hekurudhore në mes Preshevës dhe Tabanocit, të cilën e kanë bllokuar refugjatët, raporton Presheva.AL
Sipas njoftimit të “Hekurudhës të Serbisë”, të premten rreth orës 17:00 një grup prej njëqind refugjatë kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare në kufirin shtetëror mes Serbisë dhe Maqedonisë, më saktësisht nga Presheva për në Tabanoc.
Për shkak të këtij bllokimi, në stacionin hekurudhor të Preshevës kishte qenë i bllokuar një tren ndërkombëtar nga Beogradi për në Shkup, si dhe një tren mallrash, njofton deklarata e Hekurudhës të Serbisë transmeton Presheva.AL